FJALORET ME TE MIRE ONLINE GJERMANISHT- ANGLISHT

FJALORET ME TE MIRE ONLINE GJERMANISHT - ANGLISHT QE JU MUND TE PERDORINI

Online ka shume fjalore te gjuhes gjermane dhe ndonjehere eshte  e veshtire te vendosim se cili eshte me i sakte sepse ka shume raste qe fjale te njejta ne gjermanisht na japin rezultate te ndryshme ne fjalore te ndryshme online. 

Shumica e shqiptareve fatkeqesisht sot perdorin Google Translate si fjalor kryesor online. Duhet te kuptoni qe Google Translate eshte fjalori me i keq i mundshem ne perkthimin Gjermanisht - Shqip dhe anasjelltas. Nqs keni per ta perdorur kete lloj fjalori eshte mire te beni vetem perkthime Gjermanisht-Anglisht pasi gjuha angleze ne kete lloj platforme ka me shume kontribuime nga te gjithe njerezit ne bote. Me pas nqs nuk e kuptoni fjalen ne anglisht perkthejeni ne shqip. Megjithate  edhe pse keshtu do te ishte shume here me shume i sakte perseri nuk do e keshilloja Google Translate per perkthim Gjermanisht -Anglisht pasi ka disa mangesi si psh nuk tregon gjinite e emrit  ne gjermanisht gje kjo e domosdoshme sidomos per fillestaret( ka nje menyre me shtimin e nje (the) para emrit ne anglisht po i bie shume gjate ashtu). Prandaj me poshte do ju tregoj nje liste te disa fjaloreve te cilet vertet ja vlejne dhe shenime perkatese ndaj disa prej tyre.

  1. LANGENSCHEIT (https://de.langenscheidt.com/)  : Per mendimin tim eshte fjalori me i sakt dhe me me shume alternativa  fjalesh nga te gjithe fjaloret e tjeter. Te gjitha fjalet nuk vijne prej kontributeve te perdoruesve por prej profesionisteve gjermane njesoj si ne nje fjalor liber. Problemi i tij eshte se ka ndonjeher perkthim te cuditshem te shembujve nga gjermanisht ne anglisht.
  2. PONS (https://de.pons.com/): Eshte gati njesoj i mire sa LANGENSCHEIT dhe madje edhe ai eshte krijuar nga profesionist megjithate neper forume kam lexuar qe ka shume mundesi qe te kete edhe kontribuime nga perdoruesit dhe ku ka kontribuime ka edhe gabime(jo detyrimisht). Edhe ky ka problem tek shembujt por jo ne perkthim por sepse jane shume komplekse. Per nje fjale qe te kuptohen ne kontekst merren fjali nga faqe te ndryshme dhe shumica e ketyre fjalive s´jane as fjali po paragrafe te gjate gje qe e ben shume te besdishem procesin e kuptimit te nje fjale te vetme.
  3. LEO(https://www.leo.org/german-english) Eshte nder fjaloret me te njohur sot per sot. Njihet per saktesi ne radhitjen e fjaleve sipas kuptimit me te afert dhe perdorimit me te shpesht(gje qe e ka edhe Google Translate) . E vecant eshte se per cdo fjale ka edhe informacione shtese. Psh lakimet e emrit dhe zgjidhimet e foljeve ne 3 kohet kryesore. Per t´u pasur parasysh eshte qe ky fjalor mbeshtete me se shumti mbi kontribuime te perdoruesve dhe shembujt ne faqen e tyre ne shumicen e rasteve jane te mundimshem te gjenden pasi shumica vijne nga forume dhe  duhet gjithmone te hapesh faqe te reja gjate kerkimit,te ndekesh diskutimin mbi fjalen dhe 100 probleme te ndryshme te cilat te harxhojne kohen.
  4. LINGUEE (https://www.linguee.de/) Eshte fjalor shume i mire per shembuj (ndoshta me i miri ne gjithe liste) megjithate ka plot raste qe klasifikimi i fjaleve ne anglisht s´eshte sipas perdorimit me frekuent apo perkthimit me te afert pasi edhe ky fjalor mbahet nga kontribuesit e ndryshem. Pra nuk eshte shume i sakt megjithate e mira e tij eshte shpejtesia. Gjate kerkimit te fjales pa e shkruajtur te gjithen te del sygjerimi, perkthimi, gjinia e Emrit(nqs eshte emer etj) sygjerime keto qe asnje fjalor tjeter s´i jep kaq te detajuara. Pra nqs keni kerkime te shpejta dhe fjale jo shume te veshtira perdorni kete fjalor.
  5. WIKITIONARY (https://www.wiktionary.org/) . Eshte fjalori nga wikipedia. Per cdo fjale ka shpjegim te hollesishem madje ndonjehere edhe per nivel Akademik. Edhe pse vin nga kontribuimet eshte fjalor shume i sakt. Shembujt shpesh jane te limituar , shume ralle nuk ka. Eshte ne pergjithesi fjalori me i mire i krijuar nga kontribuesit megjithate problemi i tij kryesor eshte qe eshte i ngadalte ne kerkim, gje qe s´ka lidhje me internetin por me sygjerimet e fjaleve qe here dalin here jo etj.
Per njerezit te cilet jane duke lexuar online gjermanisht dhe njekohesisht jane duke perdorur Google Chrome do ju keshilloja te shtoni Extensionin e Google Translate. Kerkojeni emrin tek Apps dhe ne kete lloj menyre do te keni mundesine ta perktheni fjalen Gjermane (jo me saktesi 100%) ne Anglisht (e rekomnaduar) ose Shqip(jo e rekomanduar) direkt ne ate faqe pa pasur nevoje te hapni nje tab te ri e  t´i beni copy paste fjales ne Webin e Google Translate.

Comments

Popular posts from this blog

MBIEMRAT GJERMAN PERMBLEDHJE /DEKLINATION

PARTIZIPI SI MBIEMER / PARTIZIP ALS ADJEKTIV