PASIV

PASIVI


Eshte nje nder konceptet me te rendesishme te gjuhes gjermane. Ne provime si DSH eshte nje sektor me vete i cili merre t me keto lloje fjalish.

Arsyet pse perdoret:

  1. Te theksoj nje veprim ose rezultat ku personi qe e kryen veprimin nuk eshte se ka ndonje rendesi te madhe per tu permendur sepse mund te jete i vetekuptueshem ose i paditur personi. Psh: (une u mjekova). Normalisht kete veprim(te mjekuarit) e ben mjeku por ne nuk kemi pse ta permendim sepse eshte e vetekuptueshme. 
  2. Pasivi eshte pjese e te folurit me standarte te larta ne gjermansisht. Eshte mire qe ta mesoni sa me mire sepse ne vende si zyra, institucione, emaile etj eshte goxha i perdorur,

Ne keto raste foljesh nuk perdoret pasivi:
  1. Foljet qe tregojne gjendjen momentale te nje personin (psh aufwachen -zgjohem, einschalfen-fle, liegen-shtrihem).
  2. Foljet qe kane lidhje te forte me Es si kryefjale. Psh qe krijojne fjali te tilla: Es regnet heute. Ketyre lloj fjalish nuk i kthen dot ne pasiv.
  3. Foljet refleksive (sich waschen psh)
  4.  Foljet qe kane lidhje me mendjen , kujtesen, dijen psh (kennen, erfahren etj).
  5. Foljet qe kane lidhje me te marrit dicka ose te pasurit dicka, posejdim ( psh besitzen, bekommen)
  6. Foljet qe tregojne levizje (laufen, gehen).
  7. Foljet modale si (können, müssen etj) kur nuk marrin foljen ne infinitiv per faktin se eshte e vetkuptueshem veprimi. Keto veprime te vetkuptueshme zakonisht jane folje qe tregojne levizje. Ich muss nach Hause . Wir wollen aufs Wochenende in die Berge.                                          !!!Kujdes pasivi me folje modale krijohet pothuajse gjithmone!!! Pika 7 eshte nder te paktat perjashtime.
*Nqs keni problem t´i kujtoni keto rregulla krijoni nje fjali te tipit qe te permbaj shkronjen e pare te cdo rasti. Psh fjalia ime do te ishte : Gjerdan kalofsh mire ose Gjerdan KLM.(i referohem Gjerdan Shaqirit futbollistit)
  1. GJ- folje qe tregojne Gjendje
  2. E- foljet qe kane lidhje me Es
  3. R-Foljet Refleksive
  4. D-foljet e diturise, mendjes
  5. K-foljet e te pasurit (Kam)
  6. L-foljet e levizjes
  7. M-foljet Modale kur lidhen me folje levizjeje
Si kthehet nje fjali ne pasiv?
Si fillim gjendet koha e foljes kryesore ne fjali ,me pas kryefjala dhe kundrinori ne rrasen kallezore ose ndryshe Akkusativ. 
Pasi keni gjetur kohen e foljes duhet te ndiqni tabelen e meposhtme dhe ta mesoni gati permendesh. Llogjika eshte e thjeshte . Per te krijuar pasivin do perdorni foljen (werden) e cila do zgjedhohet ne kohen qe i perket foljes se gjetur ne fjali ,me pas foljen qe gjetet kohen do e ktheni ne Perfekt (gekauft, geschrieben psh). 

*Ne Präteritum (werden) behet (wurde), ne Perfekt (werden) behet (worden) (jo geworden , arsye s´ka keshtu ka ngelur) dhe po keshtu ngel edhe ne Plusquamperfekt dhe Futur 1/ 2. 

ZeitformBeispielsatz im Vorgangspassiv
PräsensDer Mann wird verletzt.
PerfektDer Mann ist verletzt worden.
PräteritumDer Mann wurde verletzt.
PlusquamperfektDer Mann war verletzt worden.
Futur IDer Mann wird verletzt werden.
Futur IIDer Mann wird verletzt worden sein.
Pasi kemi transformuar foljen duhe te bejme transformimin tjeter shume te rendesishem, te kthejme kryefjalen ne kundrinor dhe kundrinorin te rases Akkusativ ne kryefjale (ne rasen emerore) . Mos harroni kryefjala eshte gjithmone ne rasen EMERORE ose ndryshe NOMINATIV.
Dy rregulla te rendesishme:
  1. Nqs Kryefjala eshte nje emer qe tregon njeri, frymore, ose institucion atehere kur ai kthehet ne kundrinor merr perpara präpositionin (von). Nqs eshte send kryefjala ,dicka jofrymore,atehere  perdoret präpositoni durch.
  2. Kur Kryefjala eshte nje emer i pacaktuar dhe zakonisht eshte vendosur nje Es ose Man qe ta krijoj, ne keto raste Es dhe Man nuk kthehen fare ne kundrinor te rases Akkusativ, pra ikin fare nga fjalia ne Pasiv.




Comments

Popular posts from this blog

FJALORET ME TE MIRE ONLINE GJERMANISHT- ANGLISHT

MBIEMRAT GJERMAN PERMBLEDHJE /DEKLINATION

PARTIZIPI SI MBIEMER / PARTIZIP ALS ADJEKTIV