MBIEMRAT GJERMAN PERMBLEDHJE /DEKLINATION

KUJDES!

1)MOS LEXONI KETE MESIM NQS NUK DINI DEKLINACIONET E EMRAVE DHE ARTIKELSAVE TE TYRE

2)der die das, ein , eine etj kam per t´i quajtur thjesht artikel/ artikull sepse nuk di te kete nje fjale te tille shqipe te posacme. Ndoshta (ein) ne shqip eshte peremer megjithate termi artikel ose artikull do jete mese i kuptueshem.


MBIEMRAT GJERMAN PERMBLEDHJE 

(DEKLINATION)

Deklinaconet ose ndryshe mbaresat e mbiemrave gjerman jane nje nga problemet kryesore qe te gjithe ata qe studiojne gjermanisht e bejne gabim. Megjithate cdo gje e ka nje llogjike ne pothuajse cdo mbares qe do te shohim ne permbajtjen e meposhtme. Mbaresat e mbiemrave do t´i ndajme ne 3 kategori ne varesi te emrave qe ato cilesojne.

  1. mbaresat e mbiemrave te emrave te shquar (bestimmter Artikel  psh :der, die,das...)
  2. mbaresat e mbiemrave te emrave te pashquar(unbestimmter Artikel psh :ein, eine ...) 
  3. mbaresat e mbiemrave te emrave qe s´kane fare Artikel(null Artikel)
2)MBARESE E MBIEMRAVE TE SHQUAR(der , die , das ...)  NUMRI NJEJES





Llogjika e ketyre mbaresave te mbiemrave ka vete 3 rregulla.


  • Te gjitha gjinite e emrave qe jane ne Nominativ dhe ne Akusativ , mbiemrat e tyre marrin mbaresen (e). Vetem ne rastin e emrave mashkullor ne Akusativ kemi perjashtim i cili merr nje (en) JO! (e).
  • Te gjitha mbiemrat e tjere te rases Dative dhe Genitive (plus Akusativi i mashkullores qe tham te rregulli 1, marrin thjesht (en) pa asnje dallim. 
  •  Nqs para emrit nuk ka nje bestimmter Artikel (der, die, das) por nje peremer te tille te pacaktuar si: dieser, jener, jeder, mancher, welcher rregulli aplikohet perseri.


2)MBARESE E MBIEMRAVE TE PASHQUAR(ein, eine ...)  NUMRI NJEJES



 Ne kete rast rregulli eshte pothuajse i njejte me rastin e meparshem pervec rases Nominative dhe Akkusative. Ne kete rasa ndodh qe mbiemrat marrin mbaresen e Artikujve te tyre te shquar pra psh:

  • Kemi ein jung(er) Mann te gjinise mashkullore, rasa Nominativ. Artikulli i shquar(bestimmte) mashkullor eshte der. Ne kete rast mbiemri merr mbaresn (er) te artikullit d(er).
  • Kemi ein klein(es) Kind te gjinise neutrale/asnjeanes rasa Nominativ. Artikulli i shquar neutral eshte das. Ne kete rast mbiemri merr perseri mbaresen (es) te arikullit d(as).                                *es dhe as s´jane te njejta por jane te ngjashme, dhe kjo eshte llogjika e vetme e ndjekur.
  • Kemi eine schön(e) Frau te gjinise femerore, rasa Nominative. Arikulli i shquar femeror eshte die. Ne kete rast mbiemri merr mbaresen (e) te artikullit di(e).
  • kemi einen jung(en) Mann te gjinise mashkullore, rasa Akkusative. Arikulli i shquar mashkullor ne rasen Akkusative eshte den. Ne kete rast mbiemri merr mbaresen (en) te artikullit d(en).
Dhe keshtu me radhe edhe ne rasen Akkusative perdoret e njejta llogjike...

Sic e shikojme tek tabela te gjitha mbiemrat e te te gjitha gjinive ne rasen Dative dhe Genitive marrin (en). Ky rregull eshte njesoj si edhe per mbaresen e mbiemrave me artikell te shquar numri njejes.

Nqs nuk kemi nje artikull te pashquar(unbestimmt) para mbiemrit por nje nga keto peremra te cilat kane ein ne bazen e tyre ein (k(ein) , m(ein) , d(ein), s(ein), unser ..., irgendein) atehere i njejti rregull vazhdon aplikohet edhe ketu per mbaresene  mbiemrave.


3)MBARESE E MBIEMRAVE PA ARTIKEL FARE, NUMRI NJEJES


Llogjika ketu eshte pothuajse e njejte si me mbaresat e mbiemrave me arikuj the pashquar. Mbiemrat marrin perseri te gjitha mbaresat e Artikujve te shquar(d(er) , d(en), d(ie) etj...) pervec mbareses se mbiemrave te rases Genitive te gjinise Mashkullore dhe Neutrale/Asnjeanes qe marrin (en) . Ky perjashtim behet sepse ka "perplasje" me rasen Nominative dhe Akkusative te gjiniese Asnjeanese.
Disa shembuj te ngaterruar se si keta mbiemra jane formuar:

  • frisch(es) Brot i perket gjinise neutrale , rasa Nominative dhe Akkusative. Ne te dyja keto rasa artikulli i shquar eshte das. Mbiemri merr mbaresen e ngjashme (es) te d(as).
  • rot(em) Wein i perket gjinise Mashkullore, rasa Dative. Ne kete rase artikulli mashkullor i shquar eshte (dem). Mbiemri merr mbaresen (em) te arikullit d(em).
  • kalt(er) Milch i perket gjinise Femerore, rasa Dative dhe Genitive. Ne te dyja keto rasa artikulli femeror i shquar eshte der. Prandaj edhe ne kete rast mbiemri merr mbaresen (er) te d(er).
4) MBARESA E MBIEMRIT ME ARTIKULL TE SHQUAR, SHUMESI.



Thjesht dhe shkurt mbaresa e mbiemrave ne shumes ne kete rast eshte vetem mbaresa (en).



5) MBARESA E MBIEMRIT PA ARTIKULL FARE(NULL ARTIKEL), SHUMESI.





Rregulli i mbareses 100% eshte e njejte si ne rastin 4.Mbiemri merr mbaresen e Artikullit te shquar te numrit shumes neper rasa te ndryshme

  • di(e) -> alt(e) Nominativ
  • di(e) -> alt(e) Akkusativ
  • d(en) -> alt(en) Dativ
  • d(er) -> alt(er) Genitiv















Comments

Popular posts from this blog

FJALORET ME TE MIRE ONLINE GJERMANISHT- ANGLISHT

PARTIZIPI SI MBIEMER / PARTIZIP ALS ADJEKTIV