Duke pare rritjen e interesit te shqiptareve per gjuhen gjermane vendosa te krijoj nje blog te tille ne kohen time te lire. Ky blog ka per qellim te shpjegoj konceptet baze qe nje person duhet t´i dije duke perdorur shembuj sa me praktike apo te thjeshte. Fatkeqesisht gjuha gjermane nuk eshte nje gjuhe shume e perhapur ne shkollat tona 9-vjecare apo te mesme dhe per kete arsye eshte goxha e veshtire te gjesh materiale te perkthyera ne gjuhen shqipe. Ky blog ka per qellim qe te postoje gramatiken me esenciale te gjuhes gjermane dhe njekohesisht te pergatise studentet e rinj ,te cilet kane aspirata te studiojne jashte shtetit per
testDAF. Gjuha gjermane ka rreth 150´000 fjale megjithate 2000-4000 jane kryesoret te cilat njerezit perdorin ne jeten e tyre te perdishme. Aty do fokusohet edhe blogu yne duke postuar here pas here lista fjalesh dhe shembuj. Njekohesisht duke pare qe online ka shume materiale dhe metoda pune, here pas here do te postohen linqe, programe, apo edhe sygjerime librash te cilat mund t´ju ndihmojne. Gjuha gjermane eshte nje gjuhe shume e veshtire dhe e lehte njekohesisht prandaj perpiquni mos te humbisni shpresat dhe durimin sepse nuk arritet te kuptonit qe ne fillim disa koncepte gramatikore. Sa me shume kohe shpenzoni aq me i lehte behet i gjithe procesi i te mesuarit.
DO TE DOJA TE THEKSOJA:
1)KY BLOG NUK KA NE FOKUS FILLESTARET E GRUPEVE A1-A2
Edhe pse do kete shume tema te cilat jane te rendesishme per te gjitha grupet. Tema te tilla bazike si mobiljet, kafshet etj mbase do te kete ne te ardhmen por nuk jane paresore dhe te rendesishme tani per tani per synimin e ketij blogu.
2) BLOGU DO TE JETE JAVOR ME 1-2 TEMA TE REJA
Megjithate mund te kete raste qe te kete edhe me shume ose jave qe mos te kete fare tema te reja per shkak te detyrimeve personale.
3)JU LUTEM TE ME NDEJNI PER GABIMET DREJTSHKRIMORE NE SHQIP.
Eshte e veshtire dhe humbje kohe qe te merrem psh me pjese si shkronja (ë,Ç) apo me gabime te tjera pasi fokusi im do te jete tek gjuha gjermane me se tepermi.
*dhe per te thene te verteten nuk kam qene ndonjehere perfekt ne fushen drejtshkrimore ( megjithate jam krenar qe fjalen mrekulli nuk e shkruaj mbrekulli.)
4) SHUMICA E MATERIALEVE GRAMATIKORE DO JENE TE NIVELIT B1-B2.
Megjithate me kalimin e kohes materialet mund te rishikohen dhe te shtohen te dhena te tjera te cilat i perkasin nivelit C1. Cdo dokument eshte ne rishikim dhe ne perditesim te vazhdueshem.
PACIM TE DYJA PALET SUKSES.
Comments
Post a Comment